Kelmendi i drejtohet Veselit për dialogun me Serbinë

Aktuale

Kelmendi i drejtohet Veselit për dialogun me Serbinë

Nga: H.O. Më: 10 korrik 2018 Në ora: 09:45
Kadri Veseli

Njohësi i ceshtjeve juridike Muhamet Kelmendi, në një postim të tij në Facebook i është drejtuar kreut të Kuvendit dhe PDK-së, Kadri Veseli lidhur me dialogun me Serbinë.

Kelmendi shkruan se Kosovës i duhet një platëformë politike e cila del nga vullneti i popullit dhe se nuk duhet lejuar diskutime në kundërshtim me interesat e Republikës së Kosovës.

Ai ka përmundur edhe disa çështje se çfarë i duhet Kosovës në këtë dialog.

Postimi i plotë:

Z. Veseli!

Eshte shume me rendesi subjekti qe e udheheqe delegacionin e Kosoves kundruall shtetit shovinist serb, sepse shume cka, per te mos thene e gjitha, varet nga qendrimet e udheheqesit.

Por, para se gjithash, Kosoves i duhet nje plateforme politike e cila del nga vullneti i popullit.

Nuk duhet lejuar diskutime dhe marreveshje ne kundershtim me interesat vitale te Republikes se Kosoves.

Nese z. Veseli mendon se marreveshjet per Asociacion te nenshkruara nga z. Hashim Thaci ne vitin 2013 dhe nga z. Isa Mustafa ne vitin 2015 jane te drejta dhe konforme Republikes, nuk ka me nevoj fare te diskutohet me z. Kadri Veseli.

Kosoves i duhen:

1. Plateforma politike dhe juridike e votuar ne Kuvend dhe e cila sherben si baze per cdo diskutim dhe marreveshje;

2. Nje delegacion i pa korruptuar, me moral dhe me vetedije te larte politike dhe shteterore;

3. Cdo marreveshje t'i nenshtrohet votimit ne Kuvend.

Ne kete kuader, ne delegacion, shikuar nga zhvillimet e kaluara, nga puna dhe besimi a mosbesimi, dy njerez e kane humbur te drejten qe te perfaqesojne Kosoven, ne cdo ceshtje ne Bruxel.

Njeri eshte Z.Hashim Thaci dhe tjeteti eshte z.Isa Mustafa. Te dy keta si kryeministra me punen e tyre kane treguar se nuk jane ne nivel te detyrave qe paraqet Republika e Kosoves. Ata bene deme te medha me marreveshjet e nenshkruara mbi Asociacionin serb ne Kosove.

Shikuar nga kjo ane dele edhe mosbesimi z Kadri Veseli per z. Hashim Thaci dhe per z. Isa Mustafa. Kjo, jo pse jane te pashem a jo, te bukur a te shemetuar, por pse ato marreveshje jane teresisht antishteterore dhe te denueshme.

E te dyja ato u nenshkruan nga keta dy njerez te pushtetit.

Ketu nuk ka besim.

Z.Veseli!

Ti duhet te dish se se cka eshte besimi?

Duhesh te dish dhe me siguri e dine natyren juridike te marreveshjeve te nenshkruara nga ata!

Pse, pra qendron ne poziten e tille te perfaqesimit?

Ka shume cka per te thene ketu! Por, nje fakt eshte i qarte. Jo shkaku se ky a ai njeri, perfaqesues etj., eshte i mire a i keqe, tradhetar etj., por pse keto marreveshje e demetuan Republiken. E keto u nenshkruan nga ata, gje qe i bene te padeshiruar.

Dihet se z.Thaci eshte shoke i juaj z.Veseli dhe se vjene nga PDK. Kjo eshte gje qe nuk duhet te te pengon ne detyren e Kryetarit te Kuvendit te Kosoves.

Per me teper, duke vepruar ne rrugen e theksuar, e ruan z. Hashim Thaci nga veprimet e demshme. Ia bene nje nder ketij njeriut te mbushur me dashuri te madhe ndaj vetevehtes.

E kjo po e demeton ate.

Ti z. Veseli e dine se vetebesimi, dashuria ndaj vehtes, si ne bukuri qe mendon se e ka z.Thaci, ne dije etj., e bejne njeriun e pandergjegjeshem dhe shume te rrezikshem.

Ndale z. Veseli z. Hashim Thaci.

Ndihmoni (...)!

MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat