Familjarët e tre shqiptarëve shtetas amerikan, të vrarë në Serbi gjatë luftës së vitit 1999, kanë akuzuar autoritetet serbe se kanë refuzuar të sjellin para drejtësisë të autorëve të këtij krimi.
Vëllezërit Bytyqi, Ylli, Mehmeti dhe Agroni, kishin lënë biznesin e tyre me pica në New York për t’ju bashkangjitur luftës në Kosovë. Ata u arrestuan në përfundim të konfliktit në vitin 1999 dhe u dërguan në qendër të Serbisë ku edhe u zhdukën. Trupat e tyre të pajetë u gjetën në një varr masiv në lindje të Serbisë në vitin 2001.
Përmes një deklatare të publikuar në 19 vjetorin e vrasjes së tyre, familja Bytyqi ka deklaruar se Presidenti Aleksandër Vuçiq vazhdimisht ka premtuar zyrtarëve amerikane se Serbia do të zgjidhë këtë rast.
Ata kanë thënë se Vuçiq ka bërë premtime të mëdha me qëllimin e vetëm që të mbrojë personin për të cilin është thënë se është përgjigjes për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.
Sipas familjarëve të gjitha provat që ka mbledhur ekipi ligjor i tyre çojnë tek i dyshuari kryesor Goran Radosavljeviq, i njohur si Guri, i cili ishte komandant i njësisë speciale në bazën ku janë gjetur trupat e pajetë të Yllit, Mehmetit dhe Agronit. Ai është njëri nga personat e afërt të Vuçiqit.
“Serbia edhe njëherë po njihet për mbrojtjen e krimeve të luftës. Besnikëria e presidentit Aleksandër Vuçiq ndaj Goran Radosavljeviq është arsyeja kryesore pse ndodh kjo” thuhet në deklaratë.
Ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga Vuçiq, ndërsa Radosavljeviq ka mohuar përfshirjen duke thënë se ishte në një udhëtim gjuetie kur u vranë vëllezërit Bytyqi.
“Kemi luftuar këto padrejtësi për 19 vjet. Do të vazhdojmë për aq kohë sa të ketë nevojë” përfundon deklarata e familjes Bytyqi.