Familjari i viktimave të aksidentit me fjalim prekës: Ju lule ishit, lule do të mbeteni!

Aktuale

Familjari i viktimave të aksidentit me fjalim prekës: Ju lule ishit, lule do të mbeteni!

Nga: P. R & A.ZH Më: 10 korrik 2018 Në ora: 16:52
Pamje nga ceremonia e varrimit të familjes Sadikaj, foto: Bota sot

Familja pesë anëtarëshe që u shua të dielën në një aksident tragjik në Suharekë, ëshë varrosur sot në fshatin Sopi.

Në emër të familjes ka folur Avdyl Kabashi. Ai është shprehur falënderues për solidarizimin për tragjedinë që e ka prekur familjen e tij, raporton “Bota sot”.

“Jemi mirënjohës për solidarizimin me ne, për tragjedinë që ka goditur familjen tonë. Kaluar mijëra kilometra për të shuar mallin për familjen. Edhe moti sot po mban zi në shenjë për këta shpirta. Ju lule ishit dhe lule do të mbeteni”, ka thënë ai.

Hydajete Sadikaj, 56 vjeçare, Jeton Sadikaj, 33 vjeç , Albesa Sadikaj, 27 vjeçe dhe dy familjet  Erjoni 6 vjeç dhe Eliesa Sadikaj 4 vjeçe vdiqën në aksidentin e rëndë në Suharekë. Familja pesë anëtarëshe jetonte prej vitesh në qytetin Reinach të kantonit të Aargau në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat