Mediat serbe: Haradinaj sot i ka kërkuar falje Brnabiqit

Aktuale

Mediat serbe: Haradinaj sot i ka kërkuar falje Brnabiqit

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 23:02
Ana Brnabiq dhe Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i ka kërkuar sot falje kryeministres së Serbisë Ana Brnabiq për shkak të arrestimit në mëngjesin e sotëm të pesë serbëve në rajonin e Gjilanit, thotë të ketë marrë vesh nga burimet e veta mediat serbe.

Sipas burimeve që kjo gazetë thotë t’i ketë, Haradinaj në margjina të samitit në Londër ka kërkuar që të takohet me Bërnabiqin e cila në fillim e kishte refuzuar.

Por, thotë medium serb, me insistimin këmbëngulës të delegacionit nga Kosova, takimi u mbajt pasi që delegacioni kishte kërkuar që vetë Haradinaj të sqaronte çfarë kishte ndodhur gjatë ndërhyrjes së policisë së Kosovës.

Takimi kishte zgjatur dy minuta e Haradinaj ka kërkuar falje për atë kishte ndodhur sot në Gjilan.

Bërnabiq gjoja ke qenë e përmbajtur ndërsa pasi kishte kërkuar sërish falje, Haradinaj ka thanë se as vetë nuk ishte i njoftuar me detajet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat