Sot protesta “Drejtësi për Antigonën”

Aktuale

Sot protesta “Drejtësi për Antigonën”

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 07:49
Antigona Morina

Sot në ora 10:00, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon protestë paqësore para objektit të Gjykatës në Rahovec, për të kërkuar drejtësi për Antigonën.

"Përmes kësaj proteste kërkohet urgjentisht reagim adekuat nga Gjykata Themelore në Rahovec për rastin e të ndjerës Antigona Morina dhe dënim meritor për shkaktarin e vdekjes së saj, Hilmi Zenën. I njejti ishte shpallur i pafajshëm nga po kjo gjykatë, ndërsa ankesa e bërë nga Prokuroria pas atij vendimi ishte zhdukur nga zyrtarët në Gjykatën Themelore në Rahovec", thuhet në njoftimin e RrGK-së. 

Andaj, RrGK kërkon nga drejtësia kosovare llogaridhënie dhe seriozitet në trajtimin e këtij rasti por edhe rasteve tjera të ngjashme, në përputhshmëri me Kodin Penal të Kosovës.

E ndjera kishte vdekur 6 vite më parë për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, tri ditë pas martesës. Atëkohë bashkëshorti i saj, Hilmi Zena, përpos që nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore, ka përkeqësuar gjendjen e saj duke vazhduar marrëdhëniet seksuale me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat