Haradinaj tregon për pjesëmarrjen në pritjen nga Princi Charles

Aktuale

Haradinaj tregon për pjesëmarrjen në pritjen nga Princi Charles

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 12:53
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marr pjesë në pritjen që ka organizuar Princi Charles për pjesëmarrësit e Samitit të pestë me vendet e Ballkanit Perëndimor në Londër.

Për pritjen nga Princi Charles, Haradinaj ka treguar nëpërmjet rrjetit social Facebook:

Postimi i Haradinajt:

I  nderuar të marr pjesë në pritjen e organizuar nga Princ Charles për pjesëmarrësit e Samitit të pestë me radhë të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Londër, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Personat e pagjetur të luftës janë plagë e çdo shoqërie që ka dalë nga konflikti dhe Kosova është e prekur direkt nga kjo tragjedi.

Përkushtimi i Princit Charles për personat e pagjetur, na motivon të qëndrojmë të bashkuar në trajtimin e kësaj tragjedie të dhimbshme me përmasa botërore.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat