LDK edhe në Bruksel tregon qëndrimin për dialogun me Serbinë - Bota Sot
LDK edhe në Bruksel tregon qëndrimin për dialogun me Serbinë

Aktuale

E mërkurë, 21 nëntor 2018

LDK edhe në Bruksel tregon qëndrimin për dialogun me Serbinë

Nga: A.M. Më: 11 korrik 2018 Në ora: 16:17
Pamje nga takimi

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i shoqëruar nga Deputetët Driton Selmanaj dhe Lumir Abdixhiku janë takuar sot me Presidentin e Partive Popullore Evropiane Joseph Daul në Bruksel.

 Gjatë këtij takimi, Hoti i ka përcjellur Presidentit Daul falënderimet e Kryetarit Mustafa për mbështetjen që EPP, si forca kryesore politike në kuadër të BE-së, ka dhënë për Kosovën.

Gjithashtu, Hoti e ka njoftuar Presidentin Daul lidhur me qëndrimin e LDK-së për dialogun me Serbinë, se LDK e mbështetë dialogun si e vetmja mundësi për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior.

Për më tepër, Hoti e ka njoftuar Presidentin Daul për zhvillimet politike në Kosovës, duke shprehur gatishmërinë që LDK-ja të udhëheqë dhe të krijojë koncenzusin e nevojshëm politik për dialogun pas legjitimimit në zgjedhje të lira.

Gjithashtu, Hoti i ka kërkuar Presidentit Daul mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës përmes mbështetjes nga ana e deputetëve të EPP-së në Parlamentit Evropian pasi që Komisioni Evropian të dorëzojë raportin në Parlamentin Evropian.

Në fund, presidenti Daul është shprehur se do t’i qëndrojë në krah Kosovës dhe LDK-së, si parti anëtare e EPP-së, në rrugën e integrimit evropian.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test