Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së politikanit serbo-boshnjak, Rajko Vasiq për gjenocidin në Srebrenicë.
Përmes një postimi në Twitter, Çitaku ka thënë se ka mbetur pafjalë pasi ka parë deklaratën e Vasiq i cili ka premtuar një gjenocid të ri si ai i Srebrenicës
Twitti i Çitakut:
Mbeta pa fjalë. Në përkujtim të gjenocidit të Srebrenicës politikani serbo-boshnjak, Rajko Vasiq ka premtuar gjenocid të ri kundër myslimanëve boshnjakë. Për fat të keq, viktimat dhe të dashurit e tyre nuk shohin keqardhje e as kërkim falje. Kjo është e turpshme. E neveritshme.