Haradinaj viziton Nexhmije Pagarushën, flet për gjendjen e saj shëndetësore - Bota Sot
Haradinaj viziton Nexhmije Pagarushën, flet për gjendjen e saj shëndetësore

Aktuale

E hënë, 19 nëntor 2018

Haradinaj viziton Nexhmije Pagarushën, flet për gjendjen e saj shëndetësore

Nga: A.M. Më: 11 korrik 2018 Në ora: 17:11
Ramush Haradinaj dhe Nexhmije Pagarusha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij Anitën kanë vizituar ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, pasi që i është ishte shtruar në spital.

Ai në postimin e tij në Facebook ka shkruar se Pagarusha po merr trajtim mjekësor pas një lëndimi dhe i uruam shërim të shpejtë.

Postimi i plotë:

Janë disa njerëz që çdo gjëje i japin shkëlqim dhe jetën e bëjnë më të bukur. E tillë është ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Bashkë me Anitën, e vizituam sot në shtëpinë e saj tek po merr trajtim mjekësor pas një lëndimi dhe i uruam shërim të shpejtë.

Bylbyli i muzikës shqiptare ishte gjithmonë shembull i forcës njerëzore përballë sfidave dhe ajo do t’ia dalë edhe kësaj herë, me sukses.

E paçim dhe gjatë me shëndet!

RH

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test