Vëllezërit Geci paralajmërojnë ballafaqim në gjykatë me Thaçin, e zbulojnë se ai e shkroi komunikatën nr.59, Milaim Zeka ua tregoi 3 dëshmitarët

Aktuale

Vëllezërit Geci paralajmërojnë ballafaqim në gjykatë me Thaçin, e zbulojnë se ai e shkroi komunikatën nr.59, Milaim Zeka ua tregoi 3 dëshmitarët

Nga: P.R Më: 11 korrik 2018 Në ora: 18:25
Hashim Thaçi dhe Gani Geci

Fadil Geci, vëllai i madh i vëllezërve Geci nga Llausha, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se komunikatën numër 59, kundër vëllut të tij, Gani Geci, e ka shkruar Hashim Thaçi.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës edhe sot me datën 11.07.2018 në orën 16:13 kemi marr konfirmim të fuqishëm nga gazetari dhe deputeti Milaim Zeka, se komunikatën nr.59 në emër të shtabit të përgjithshëm të UÇK-ës e kundër vllaut tonë Gani Gecit dhe familjes sime e ka shkruar me dorë të vet Hashim Thaçi. Sipas tre dëshmitarëve që Milaim Zeka i përmend me emër dhe mbiemër: 1.) Jakup Krasniqi2.) Rexhep Selimi3.) Fatmir Lima Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi”, ka shkruar Geci, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës edhe sot me datën 11.07.2018 në orën 16:13 kemi marr konfirmim të fuqishëm nga gazetari dhe deputeti Milaim Zeka, se komunikatën nr.59 në emër të shtabit të përgjithshëm të UÇK-ës e kundër vllaut tonë Gani Gecit dhe familjes sime e ka shkruar me dorë të vet Hashim Thaçi.

Sipas tre dëshmitarëve që Milaim Zeka i përmend me emër dhe mbiemër:1.) Jakup Krasniqi2.) Rexhep Selimi3.) Fatmir Lima Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi.Sipas Milaim Zekës, Hashim Thaqi ia ka lexuar Rexhep Selimit në telefon satelitor komunikatën nr.59 dhe Rexhep Selimi i ka thënë Hashim Thaçit se këto shpifje unë nuk i përkrah ndërsa Hashimi ka thënë „ e di por po du me ja fut“.

Edhe Jakup Krasniqi zëdhënësi i UÇK-së edhe Fatmir Lima e ka konfirmuar të njejtën gjë se Komunikatën nr.59 e ka shkruar Hashim Thaçi.Tani e tutje me personin që e ka shkruar Komunikatën nr.59 në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të ballafaqohemi në të gjitha instancat gjyqësore vendore dhe ndërkombëtare.Unë Fadil Geci disa ditë pas publikimit të kësaj komunikate (në fund të 1998-ës) kam shkuar në shtëpinë e Hashim Thaçit në Burojë dhe kam kërkuar nga Haxhi Thaçi që të kontaktoj djalin e tij Hashim Thaçin dhe të sqarohemi se çfarë argumentesh ka për vëllaun tim dhe kush e ka shkruar këtë komunikatë.

Vëllau i Hashim Thaçit, Gani Thaçi më ka thënë se do të kontaktojmë brenda një muaji dhe do të përgjigjemi, por nuk u përgjigjën kurrë.Për familjen tonë dallimi në mes të atij që e ka shkruar komunikatën nr.59 dhe Sllobodan Millosheviqit është vetëm gjuha, Millosheviqi fliste serbisht ndërsa shkruesi i komunikatës fliste shqip dhe mendonte serbisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat