Pacolli tregon se çka i tha kryeministrja serbe Ramush Haradinajt në Samitin e Londrës

Aktuale

Pacolli tregon se çka i tha kryeministrja serbe Ramush Haradinajt në Samitin e Londrës

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 18:44
Behgjet Pacoll

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ftuar në emisionin Frontal, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend.

Pacolli ka treguar se si në samitin në Londër, kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq, i ka thënë kryeministrit Haradinaj se vetëm nga maji kanë ndodhur 50 incidente ndaj serbëve në Kosovë. 

Pacolli tha se nuk e dinin ku kanë ndodhur këto incidente, por që e kanë dëgjuar me kujdes Brnabiqin. 

Më tej, Pacolli tregon se Haradinaj i ka thënë kryeministres serbe se arrestimi i gjashtë serbëve në Anamoravë nuk ka qenë politik, por ka ndodhur sipas ligjit.

Pacolli tha se i kanë thënë palës serbe se Kosova nuk ka vepruar kokë në vete sa i përket arrestimit të serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat