E pabesueshme, ish ambasadori zbulon kushtin e ri që do t’i vendoset Kosovës për liberalizim të vizave

Aktuale

E pabesueshme, ish ambasadori zbulon kushtin e ri që do t’i vendoset Kosovës për liberalizim të vizave

Nga: P.R Më: 11 korrik 2018 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Ish-ambasadori i Kosovës Lulzim Peci, përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se sot ka mësuar kushtin e ri që do t’i vendoset Kosovës për liberalizim të vizave.

“Sot e kuptova edhe nje shpikje te nje kushti te ri per liberalizimin e vizave per qytetaret e Kosoves nga nje diplomate e BE-se: “Ne mes tjerash, se pari duhet te vleresojme se si Kosova do i zbaton kompetencat e bartura nga EULEX-i dhe pastaj marrim vendim per liberalizim””, ka shkruar Peci përcjellë “Bota sot”.

Ai fajtor për këtë e bën edhe skenën politike në Kosovë.

Image
Lulzim Peci

“Me mire thuani se nuk po duajme te ju liberalizojme vizat, dhe se kjo pune nuk ka te beje me ju, por me pa-aftesine tone te perballemi me te djathten ekstreme ne vendet tona, se sa te na shiten dokrra hiri. Per situaten e tille, pergjegjesi duhet te marrin edhe forcat politike dhe deputetet qe bene cfare munden dhe e penguan kalimin e marreveshjes se demarkacionit me Malin e Zi, kur kishim mundesi tri vite me pare dhe ate ne pako me Ukrainen dhe Gjeorgjine te merret liberalizimi. Pirolla ju cofte se cfare keni bere. Kur treni ike, nuk ke shanse te arrish me kohe ne stacion”, ka përfunduar ish ambasadori i Kosovës në Finlandë, Lulzim Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat