Akuzat mes PSD-së dhe VV-së - Azemi e quan Nushin "Adem Grabovc të vogël" - Bota Sot
Akuzat mes PSD-së dhe VV-së - Azemi e quan Nushin "Adem Grabovc të vogël"

Aktuale

E shtunë, 22 shtator 2018

Akuzat mes PSD-së dhe VV-së - Azemi e quan Nushin "Adem Grabovc të vogël"

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 21:38
Shpend Ahmeti dhe Albin Kurti

Lufta për Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë mes VV-së dhe PSD-së po vazhdon. Asamblisti i PSD-së, Nol Nushi, tha se kjo praktikë po i ngjan qeverisjes së kaluar, duke ju referuar asaj të LDK-së, në krye me Isa Mustafën.

“Vetë kryeshefi ia zgjat kontratën vetes, ky është absurd i llojit të vetë dhe këtë e kemi parë veç në qeverisjen e kaluar”, ka thënë Nushi në Rubikon. Ai përmendi edhe incizimet e Vetëvendosjes, ish-partisë së tij, duke ju referuar si “Afera Pronto e Vetëvendosjes”, e në të cilët protagonistë janë Nexhat Kryeziu dhe Liridon Latifi,.

Përballë tij, Egzon Azemi, asamblist i LVV-së, ka përmendur se meqë NPB është shpallur ndërmarrja më e suksesshme dhe Komuna merr para direkt nga ajo, PSD-së dhe kryetarit, Shpend Ahmeti, iu konvenon të mbajnë këtë drejtori.

“Po tentohet të bëhet një kapje e re në Ndërmarrjen Publike Banesore. Unë përballë e kam një njeri i cili jo shumë në publik por brenda njihet për punësime. Nëse dikë që kisha mundur ta quaj jo Adem Grabvoc se nuk e krahasoj me të, po një Adem Grabovc më të vogël është ky”, ka thënë ai.

“Këtë e kanë vetëm për punësime dhe Noli është i njohur për këtë, e përmenda edhe më herët. Noli është shumë me fat që ende nuk i ka dalë ndonjë përgjim”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test