“Daçiq po mendon t’ia japë notat e tërheqjes së njohjeve Pacollit”

Aktuale

“Daçiq po mendon t’ia japë notat e tërheqjes së njohjeve Pacollit”

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 23:24
Ivica Daçiq

Nuk po di më si t’ia sqaroj disa gjëra Pacollit, ka thënë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq duke komentuar deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacollit “se askush s’e ka tërhequr njohjen e Kosovës”.

“Nuk po di si t’ia sqaroj disa gjëra. Çfarë t’i them? Më ka rënë ndër mend ‘ia jap këto nota pasi po thotë se nuk e ka marrë asnjë. Më duhet të them se as ne nuk e kemi marrë asnjë notë nga vendet që e kanë njohur Kosovën”, citon tanjug të ketë thënë Daçiq.

Ai shtuar se do të niset për një udhëtim jashtë Serbisë me qëllim që të lobojë për, siç thotë, vazhdimin e tërheqjes së njohjeve të pavarësisë Kosovës.

“Nuk tregoj se ku do të shkoj, lë të mendojë për këtë Pacolli”, tha Daçiq duke shtuar se “numri i shteteve që njohin pavarësinë e Kosovës do të bjerë nën 100 sosh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat