Thaçi: USAID ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Kosovës - Bota Sot
Thaçi: USAID ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Kosovës

Aktuale

E martë, 20 nëntor 2018

Thaçi: USAID ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Kosovës

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 10:50
James Hope dekorohet me medalje presidenciale

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dekoruar sot me medaljen jubilare të 10 vjetorit të pavarësisë për angazhimin e tij në forcimin e shtetndërtimit të Kosovës drejtorin e USAID-it James Hope.

Me këtë rast presidenti i vendit tha se USAID e ka ndihmuar Kosovën në ditët më të vështira të saj, si dhe ka ndihmuar në ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës.

Thaçi: USAID ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shtetndërtimin e Kosovës

"Populli amerikan përmes USAID-it ka ndihmuar popullin e Kosovës në ditët më të vështira të rimëkëmbjes dhe ka ndihmuar në ndërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë që nga ditët e para. USAID ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në fazën e shtetndërtimit në Kosovë me projekte të ndryshme në të gjitha fushat. Pa ndihmën e USAID-it Kosova nuk do të kishte sukseset që ka sot në ekonomi, në arsim, në bujqësi, sundim të ligjit, shëndetësi, sektorin publik, privat, qeverisje të mirë dhe të gjithë mekanizmat tjera institucionale dhe shoqërore", tha presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi, në emër të institucioneve ka falënderuar drejtorin e USAID James Hope, ku ka thënë se me përkushtimin e tij në këto katër vitet e fundit Kosova ka arritur sukses në të gjitha fushat.

Thaçi: Fal USAID Kosova ka arrit sukses në të gjitha fushat

"Po e lë Kosovën pas një pune shumë të madhe, shumë të suksesshme në katër vitet e fundit. Dëshiro që në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës të shpreh falënderimin e veçantë dhe t’i uroj gjithë të mirat në karrierën e tij të ardhshme. Në këto katër vitet e fundit fal përkushtimit të tij dhe të gjithë punonjësve të USAID-it Kosova ka arritur suksese në të gjitha fushat", tha ai.

Ndërsa, James Hope, i cili  pas dy ditësh e kryen mandatin si drejtor i USAID-it tha se Kosova ka pasur mjaft progres dhe se është krenar për partneritetin që kanë dy shtetet.]

 Ai tha se me ardhjen e tij në Kosovë, ai e kuptoi lidhjen e veçantë që ka vendi i  tij me Kosovën dhe se kjo eksperiencë do të jetë e paharrueshme për të.

Hope: USAID do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

“Ne garantojmë se USAID do të vazhdojë partneritetin dhe mbështetjen e tij në vitet e ardhshme për të ndihmuar Kosovën të lëvizë rrugën e saj drejt të ardhmes dhe rrugës evropiane dhe ku Kosova është e begatë dhe e qëndrueshme. Unë besoj në këtë dhe jam shumë optimist për të ardhmen”, tha ai.

I pranishëm gjatë ndarjes së medaljes ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Drejtori i USAID dekorohet me medalje presidenciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka dekoruar me medalje presidenciale drejtorin e USAID-it James Hope.

Presidenti  tha me këtë rast se nuk ka  qytetar në Kosovë që nuk e njeh USAID se të gjithë kanë marrë ndihmë në një formë apo në një tjetër.

“USAID ka ndihmuar Kosovën në ditët më të vështira dhe ka ndihmuar në shtetndërtimin e Kosovës. USAID ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për ndërtimin e Kosovës. Në këto katër vite fal përkushtimit të tij Kosova ka arritur sukses në të gjitha fushat, prandaj në përkushtimin e tij për zhvillimin e Kosovës, ekonomisë, arsimit e fusha të tjera po e dekoroj me medaljen jubilare të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë presidenti.

Drejtori i USAID ka thënë se ndihet I nderuar dhe i privilegjuar për medaljen. Ai njoftoi se pas dy ditësh e përfundon mandatin në Kosovë.

“Iu  falënderoj për partneritetin që patët besim tek ne. Ka qenë një përparim i dukshëm. USAID do të mbështes Kosovën drejt rrugës drejt BE-së dhe jam optimist për një të ardhme më të mirë evropiane”, ka thënë Hope.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test