SBASHK i kërkon Qeverisë paga meritore për punëtorët e arsimit

Aktuale

SBASHK i kërkon Qeverisë paga meritore për punëtorët e arsimit

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 16:17
SBASHK

"Punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave", thotë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës.

Një delegacion i SBASHK-ut, i kryesuar nga kryetari Rrahman Jasharaj, është  takuar sot me koordinatorin nacional për reforma shtetërore, Besnik  Tahiri.

Sipas një kumtese të SBASH, ky takim është mbajtur me qëllim që të jenë të informuara  nga dora e parë dhe saktë Qeveria dhe institucionet tjera  të shtetit lidhur me kundërshtimin e bazuar të SBASHK-ut  përkitazi  me radhitjen degraduese  dhe vlerësimin jo meritor të sektorit të arsimit në tabelën e Projektligjit të pagave dhe me qëllim që faktet e argumentet e SBASHK-ut që tregojnë se sektori i arsimit meriton radhitje tjetër dhe meritore të arrijnë në adresat e duhura.

“Delegacioni i SBASHK-ut  e ka përsëritur edhe një herë vlerësimin e  bazuar se punëtorët e arsimit duhet të kenë vend meritor në Ligjin e pagave . Ky delegacion  ka përcjellë teTahiri  zërin e punëtorëve të tërë sistemit arsimor të Kosovës se nëse  nuk përfillen  faktet dhe argumentet e SBASHK-ut lidhure me këtë çështje tepër të ndjeshme, atëherë  shtatori në Arsimin Parauniversitar dhe tetori në Universitete do të nisin me greva të përgjithshme”, thuhet nën njoftimin për media.

Sipas të njëjtës, koordinatori nacional për reforma shtetërore, Besnik  Tahiri,  ka dëgjuar me vëmendje  shqetësimet e SBASHK-ut dhe ka marrë nga delegacioni i kësaj sindikate gjithë argumentet e ofruara duke premtuar  gjithë këto do t’i analizojë me vëmendje dhe se do ta njoftojë  kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë për çështjet e ngritura.

Ai thuhet të ketë deklaruar SBASHK-ut se duhen hequr dilemat se dikujt e në cilin do sektor a vend pune do t’i  ulet paga, por si shtoi ai, ligji po përgatitet që të zgjidhet një herë e mirë e përmes ligjit çështja e pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat