Ish deputeti i Kosovës, Driton Tali ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të Presidentit Thaçi.
Tali përmes një postimi në facebook, përmend dy deklarata të presidentit Hashim Thaçi, të cilat janë në kundërshtim njëra me tjetrën.
E për këtë, Tali thotë se Thaçi është rrenc patologjik dhe vendin e ka në psikiatri e jo presidencë, shkruan gazeta “Bota sot”.
Ja postimi i plotë i Driton Talit
Sot, me 12 korrik,
Hashim Thaçi: Kosova ka vija të kuqe në dialogun me Serbinë.
E para dy jave, me 28 qershor,
Hashim Thaçi: Nuk do të ketë vija të kuqe në bisedimet me Serbinë.
----------
Ky njeri eshte rrenc patologjik, e ka humb ndjenjen e reales.
E ka vendin ne psikiatri e jo ne presidence!!!