Qeveria që degradoj Kuvendin dhe qytetarin me skandale! - Bota Sot
Qeveria që degradoj Kuvendin dhe qytetarin me skandale!

Aktuale

E hënë, 24 shtator 2018

Qeveria që degradoj Kuvendin dhe qytetarin me skandale!

Nga: N.Sh Më: 12 korrik 2018 Në ora: 22:52

Analisti politik Ali Hertica e ka komentuar vendimin e LDK-së dhe VV-së për mosmiratimin e ligjeve në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, pushteti dhe qeverisja Haradinaj do ta ketë të vështirë të miratojë ligje në Kuvend, edhe kur nevojiten vetëm 61 vota.

Image
Ali Hertica

Sipas tij, në Kuvendin e Kosovës, ligjet e ashtuquajtura reformuese nuk filluan të marrin njëzëri pëlqimin e opozitës nga dy subjekte të mëdha opozitare LDK dhe VV, që të dy këto subjekte politike, sipas Herticës i kanë marrë seriozisht si shqetësim sjellëjen e disa ligjeve për tu miratuar në seancë të Kuvendit të Kosovës.

“Dy partitë opozitare të vendit janë bashkuar sot në seancën parlamentare ku po diskutohej për rezolutën në lidhje me vendimin e Qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës. Mirëpo, pavarësisht debatit që ngjalli kjo pikë, në fund pozita nuk ia doli që të siguroj votat e mjaftueshme për të kaluar këtë, tani po reflektojnë këto dy subjekte poltike se janë të harmonizur që të shkojnë drejt formimit të një blloku opozitar për të rrëzuar qeverinë Haradinaj, sespe kjo qeveri ka bërë disa shkelje ligjore dhe e ka degradua Kuvendin dhe qytatarin me disa skandale”, thotë Hertica për gazetën “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test