Pacolli: Haradinaj duhet më dhënë përgjegjësi për këto arsye! - Bota Sot
Pacolli: Haradinaj duhet më dhënë përgjegjësi për këto arsye!

Aktuale

E martë, 17 korrik 2018

Pacolli: Haradinaj duhet më dhënë përgjegjësi për këto arsye!

Nga: N.Sh Më: 12 korrik 2018 Në ora: 23:30
Ramush Haradinaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fitore Pacolli ia përmend disa fakte të rëndësishme kryeministrit Haradinaj dhe i kërkon përgjegjësi për humbjen e 8 mijë hektarëve tokë, sic thotë ajo, dhe mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Pacolli thotë se kjo është një qeveri e pakicës dhe duhet që sa më shpejt të bie.

Ajo përmend edhe rezolutën e AAK-së që sot kanë sjellur në Kuvend për të kushtëzuar dialogun me Serbinë me liberalizimin e vizave, shkruan gazeta “Bota sot”.

Lexojeni të plotë statusin e saj:

Para se të bëhej Kryeministër ia përplasi hartat në fytyrë Murat Mehës duke premtuar se ai dhe partia e tij nuk do të lejonte humbjen e asnjë centimetri tokë të Kosovës.

Pasi u bë Kryeministër, në fillim të mandatit, pati deklaruar se “nuk duhet të lidhet Demarkacioni me Vizat”

Pas disa muajve kishte harruar se cfarë kishte thënë për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe kërkonte me ngulm që sa më parë të ratifikohet demarkacioni në versionin e Murat Mehës ani pse më herët e kishte kundërshtuar. Liberalizimi i vizave varej nga demarkimi i kufirit. Filloj të thoshte se menjëherë pas ratifikimit të demarkacionit Kosova do të marr liberalizimin e vizave.

Më 16 shkurt 2018, kishte uruar qytetarët e Kosovës duke u thënë “Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë. Urime Kosovë”.

4 muaj pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, Kryeministri po hesht dhe nuk ka asnjë lëvizje përsa i përket rishikimit të kufirit.

Më 6 qershor të këtij viti, Kryeministri, në emisionin Interaktiv, filloj të na i shpjegon procedurat teknike që i aplikon Bashkimi Evropian deri tek vendimi final për liberalizimin e vizave, procedura të cilat nuk i kishte përmendur asnjëherë para ratifikimit të demarkacionit.

U ratifikua demarkacioni. U humbën 8 mijë hektarë tokë. Nuk u bë rishikimi i marrëveshjes sic u premtua. Nuk u bë liberalizimi i vizave. Por, sot deputetët e partisë së Kryeministrit paskan marrë vendim të sjellin në Kuvend rezolutën për të kushtëzuar dialogun me liberalizimin e vizave. Kjo është me ba hajgare me qytetarët e Kosovës.

Për humbjen e 8 mijë hektarëve tokë dhe për mos liberalizimin e vizave Kryeministri duhet të jap përgjegjësi. Qeveria e tij e pakicës duhet të bie sa më shpejt që të jetë e mundur.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test