Mustafa: Gjendja në Telekom do të keqësohet edhe më shumë

Aktuale

Mustafa: Gjendja në Telekom do të keqësohet edhe më shumë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 23:31
Agron Mustafa

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka thënë se menaxhmenti aktual i Telekomit të Kosovës ka mungesë guximi për t’u përballur me gjendjen në PTK.

Mustafa në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se ai ka gjetur shumë më tepër probleme në Telekom, se që u ka lënë pasardhësve.

“Deri në vitin 2008 Telekomi i Kosovës është menaxhuar nga AKM”, tha ai.

Mustafa ka thënë se deri në vitin 2008 janë grumbulluar fonde ndër vite, prandaj dividenta nuk mund të ishte e njëjtë edhe në vitet paraprake.

Mustafa ka thënë se gjendja në Telekom është e vazhdueshme dhe nuk lidhet me një periudhë të caktuar.

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës ka thënë se para tij menaxherët kanë punësuar mbi njëmijë persona.

“Kur unë jam larguar nga drejtimi i menaxhmentit të PTK-së, kam lënë 40 punëtorë më pak se numri kur kam marrë detyrën”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa ka paralajmëruar se gjendja në PTK do të përkeqësohet shumë më tepër se në periudhën e tij.

“Asgjë nuk ka ndodhur në Telekom në periudhën time, çka do të ndodh tani”.
Sipas Mustafës rënia e Telekomit është ndalur në periudhën kur ai ishte drejtues.
“Kur unë kam marrë Telekomin, e kam ndalur rënien e mëtejme”.

Mustafa ka thënë se menaxhmenti aktual nuk ka guxim të reduktoj pagat e punëtorëve të Telekomit, prandaj sipas tij gjendja vështirë se mundë të përmirësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat