Qeveria Haradinaj, 600 vendime për 10 muaj - Bota Sot
Qeveria Haradinaj, 600 vendime për 10 muaj

Aktuale

E premte, 19 tetor 2018

Qeveria Haradinaj, 600 vendime për 10 muaj

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 12:01
Mbledhja e Qeverisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar Draftraportin e punës së Qeverisë për periudhën shtator 2017-korrik 2018.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se gjatë kësaj kohe janë marrë 600 vendime, të cilat janë aprovuar nga Qeveria.

"Ky raport pas aprovimit në Qeveri dërgohet në Kuvend. Ky raport është një pasqyrë e punës sonë. Ky raport vërteton një dinamikë të punës që nuk ka qenë ndonjëherë në vend. Një dinamikë e vetmja e këtillë prej se ekzistojnë Qeveria, që nga pavarësia e Kosovës", tha ai.

Kabineti qeveritar ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 45 mijë euro, për zbatimin e projektit "Përmirësimi racor i gjedhit dhe rritja e vetive prodhuese të lopëve qumështore në fermat e Kosovës".

500 mijë euro janë ndarë për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, ndërsa 88 mijë e 500 euro i janë ndarë komunës së Mitrovicës për projektin e ri “Ngritja e monumentit kushtuar dëshmorit të kombit Artim Jashari".

Në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar Nenad Stojçedoviq sekretar të përgjithshëm të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test