Tahiri: Hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza

Aktuale

Tahiri: Hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 12:50
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, duke prezantuar para deputetëve i projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, ka thënë se hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza, derisa lista e veprave penale është zgjeruar?.

Tahiri tha se ky projektligj avancon politikën shtetërore për konfiskimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme.

Tahiri: U shtua lista për veprat penale

“Projektligji i ri ka sjellë disa risi të mëdha, të cilat do t’i përmendi shkurtimisht e para veprat penale janë shtuar dukshëm. Në këtë projektligj renditja e veprave penale ku parashihet konfiskimi i pasurisë janë, veprat penale të krimit të organizuar, veprat penale të korrupsionit, veprat penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, veprat penale kundër shëndetit publik, veprat penale trafikimit të qenieve njerëzore, veprat penale lidhur me konfliktet të armatosura jashtë territorit të vendit, veprat penale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, veprat penale që lidhen me substancat narkotike dhe armët, veprat penale me kibernetike ,ato kundër ekonomisë së vendit, kundër pronës dhe kundër ambientit, pra kemi një listë më të gjërë të veprave penale për të cilat institucionet e sistemit të drejtësisë do të mund të ushtrojnë  procedurën e konfiskimit. Konfiskimi është zgjeruar në kuptim in e konfiskimit të çdo pasurie të përfituar me vepër penale në dhjetë vitet e fundit, nga momenti i nisjes së hetimit për një vepër penale“, tha ai.

Kurse, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha se çështja e hetimit nuk është prekur asgjë.

Konjufca: Procedurat e hetimit nuk janë prek asgjë

“Ky ligj nuk sjellë ndryshim kualitativ sa i përket qasjes në luftimin e aseteve të krimit të organizuar .Këtu nuk ka pas lëvizje të ndjeshme sa i përket barrës së provës. Kjo është hajgare, kjo është rishkrim i ligjit të mëparshëm sa i përket kategorisë së barrës së provës. Prapë derisa të vimë deri te vendimi i prerë i gjykatës për me ta argumentuar veprën penale, barra e provës krejt është mbi prokurorin, edhe në këtë ligj procedurat e hetimit nuk është prek asgjë“, tha Konjufca.

Atij iu ka kundërpërgjigjur ministri Tahiri.

Tahiri: Hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza

“Me projektligjin e ri, hetimi i pasurisë nis ende pa u ngritur aktakuza, vazhdon pas ngritjes së aktakuzës dhe në momentin gjatë kësaj periudhe, ka mundësi që pasuria e atij personi të ngrihet, gjë që nuk ka qenë më herët,  për të mos u asgjësuar dhe kaluar në duar të tjerëve, të ngrihet. E kemi palët e treta që nuk e kemi pas më herët, domethënë që tash janë të detyruar që në momentin që nuk janë blerës bonafite, tashmë janë të obliguar të bashkëpunojnë me drejtësinë, përndryshe edhe ajo pasuri që është në palët e treta, qofshin , familjarë apo biznese, ajo pasuri do të konfiskohet”, tha ai.

Sipas tij, i akuzuari edhe nëse akuzohet për një vepër penale me shumë të vogël, ai do të jetë i detyruar të dëshmojnë prejardhjen e pasurisë në dhjetë vitet e fundit.

Projektligji është përkrahur nga komisionit për legjislacion dhe grupi parlamentar të PDK-së, AAK-së dhe Nisma Socialdemokrate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat