Hoxhaj para Sekretarit amerikan të Mbrojtjes kërkon që FSK të shndërrohet në ushtri

Aktuale

Hoxhaj para Sekretarit amerikan të Mbrojtjes kërkon që FSK të shndërrohet në ushtri

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 14:52
Hoxhaj ka kërkuar para sekretarit Mattis dhe shteteve anëtare që Kosova të bëhet me ushtri, meqë është gati dhe plotëson të gjitha parametrat për ta fituar të drejtën e një ushtrie të mirëfilltë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po merr pjesë në takimin SHBA-Karta e Adriatikut në Zagreb, ku i pranishëm për herë të parë është edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

Në fjalimin e tij, Hoxhaj ka kërkuar para sekretarit Mattis dhe shteteve anëtare që Kosova të bëhet me ushtri, meqë është gati dhe plotëson të gjitha parametrat për ta fituar të drejtën e një ushtrie të mirëfilltë. 

“Është e rëndësishme ta theksoj këtu se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për t’u transformuar në një forcë ushtarake tradicionale me mandat të mbrojtjes territoriale. Është e drejtë e jona sovrane për ta ndërmarrë këtë veprim. Është një proces i ngritjes dhe përgatitjes profesionale të FSK-së prej fillimit nga NATO dhe shtetet partnere.  Megjithatë, ky proces është në limbo në vitet e fundit. Kosova është shteti i vetëm në Ballkan dhe në Evropë që nuk ka një ushtri për shkak të pengesave të jashtme për ta përmbyllur tranzicionin”, ka thënë Hoxhaj.   Ai ka fajësuar Serbinë për bllokadën politike duke i keqpërdorur deputetët serbë, megjithëse ka paralajmëruar fillimin e procesit të transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura. 

Po ashtu, Hoxhaj ka kërkuar anëtarësimin e plotë të Kosovës në Kartën e Adriatikut, meqë për disa vite është vetëm si shtet anëtar vëzhgues. Kjo temë, e ngritur edhe nga shtetet e tjera, si Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia, është vlerësuar e domosdoshme që edhe Kosova të lëviz me tutje dhe organizata nga A5 të bëhet në A6.  Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mattis për herrë të parë po e viziton Ballkanin, duke marrë pjesë në këtë takim të veçantë SHBA-Karta e Adriatikut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat