Në një konferencë për media në prag të finales së madhe të Kampionatit Botëror Rusia 2018, këngëtarja kosovare Era Istrefi ka treguar për emocionet gjatë lojëz Zvicër-Serbi.
Era ka thënë se dy golat nga lojtarët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin momentet më të bukura të botërorit për të.
“Për mua momenti më i bukur i botërorit, që do e mbaj në mend ishte loja e Zvicrës ku dy lojtarë shqiptarë të këtij ekipi shënuan dy gola. Ishte e mahnitshme, u ndjeva tejet mirë”.
Will Smith ka thënë se momenti më i mahnitshëm për të ishte loja në mes të Kroacisë dhe Rusisë.
“Ishte një moment kur mendova që gjithçka mori fund për Kroacinë. Mirëpo, portieri i Kroacisë, i cili ishte i lënduar mbrojti një gjuajtje te rrezikshme. Isha tejet i emocionuar dhe ishte një moment fantastik”.
I pyetur nëse favorizon Kroacinë, Smith tha se nuk bën tifo për Kroacinë mirëpo kishte një moment të bukur.
Nicky Jam tregoi se mbështet Francën në finalen e këtij botërori, ndërsa lojën e fundit të Kolumbisë e vlerësoi si momentin më të bukur të botërorit.