Thaçi godet Haradinajn që e priti Milan Radojçiqin

Aktuale

Thaçi godet Haradinajn që e priti Milan Radojçiqin

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 15:59
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka goditur kryeministrin Ramush Haradinaj për pritjen që ia bëri dje shefit të "nëntokës", Milan Radojciq, i njohur si ‘bosi’ i Veriut të Mitrovicës, në zyrën e tij në Qeveri. Kreu i Shtetit ka thënë sot se, ata që kanë probleme me ligjin nuk mund të jenë prezent në takimet që mban presidenti i vendit, pavarësisht nga përkatësia etnike.

Thaçi këto komente i bëri gjatë një vizite tek një kompanie vendore.

Ai tha se në Presidencë verifikohet çdo përbërje e delegacioneve të partive politike që kërkojnë takim me presidentin e vendit.

“U takova me përfaqësuesit e të gjitha partive politike shqiptarë dhe jo shqiptarë. Takohem për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për institucionet  e vendit në procesin euroatlantik që na pret sot e nesër. Tash në këtë moment shumë të rëndësishëm që kemi për liberalizimin e vizave por edhe për t’ju komunikuar dhe shërbyer të gjithëve, natyrisht se çdo përfaqësi politike që kërkon takim me presidencën, verifikohet përbërja e delegacionit  kështu që ata që kanë problem me ligjin nuk mund të jenë prezent në takimet që mban presidenti i vendit, pavarësisht nga etnia që ka”, ka thënë Thaçi. 

Haradinaj ka pritur dje  në zyrën e tij kryetarin e Listës Srpska, Goran Rakiq dhe mikun e tij të përzemërt, Milan Radojçiq, që tash është zgjedhur nënkryetar i Listës Srpska.

Radojçiq e dëshmoi të enjten në Zyrën e Kryeministrit Haradinaj se është numri një i serbëve të Kosovës. 

Thuher se Radojcic kontrollon gjithçka në veri. Fuqia e tij u dëshmua edhe me renditjen në zyrën e Haradinajt. Ai u ulë në krye, ndërsa kryetarin e partisë, e la pas tij.

Ndërkaq nga zyra e Kryeministrit, në njoftimin e lëshuar për media, u tha se "në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat