Delawie kërkon krijimin e Ekipit Negociator për bisedimet me Serbinë

Aktuale

Delawie kërkon krijimin e Ekipit Negociator për bisedimet me Serbinë

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:20
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, foto: Bota sot

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, kërkon që Kosova të fokusohet në krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës për të dialoguar me Serbinë.

Delawie thotë se spektri politik në vend duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për formimin e një ekipi konsensual për dialogun me Serbinë.

“Nuk ka alternativë tjetër pos dialogut dhe Kosova duhet të jetë e gatshme.Punoni së bashku tani për një ekip gjithëpërfshirës, ekspertësh dhe konsensual. Fokusohuni në qëllimet e qarta afatëgjatë të Kosovës”, thuhet më tej në postimin e Delawie.

Deri më tani nuk është parë një vullnet për të përmbushur një kërkesë si kjo e ambasadorit amerikan.

Opozita ka kundërshtuar kategorikisht përfshirjen në ndonjë ekip negociues me Presidentin Hashim Thaci udhëheqës së tij.

Edhe Nisma, si parti e koalicionit qeverisës, ka mohuar të jetë pjesë e ndonjë ekipi negociator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat