Kërveshi: Në Kosovë po rrezikohet siguria juridike e vendimmarrjes së gjyqtarëve

Aktuale

Kërveshi: Në Kosovë po rrezikohet siguria juridike e vendimmarrjes së gjyqtarëve

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 19:41
Kujtim Kërveshi

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur sot të pafajshme ish-gjyqtaren Safete Tolaj ndërsa ka dënuar me katër vjet burg djalin e saj F.T.

Mbrojtësi i të akuzuarës Safete Tolaj, avokati Kujtim Kërveshi, ka thënë se pas shqyrtimit dhe administrimit të provave, gjykata vendosi vendim të drejtë ndaj Safete Tolajt.

“Në këta tre muaj, janë mbajtur dhjetëra gjykime, të mundimshme dhe të gjata. Gjykata, Prokuroria dhe mbrojtësit kanë marrë pjesë në një proces aktiv dhe të gjatë, pa asnjë zvarritje në gjykim, duke qenë se interesi i përgjithshëm ishte të përfundohej një lëndë e ‘shenjestruar’ “, ka thënë avokati Kujtim Kërveshi.

Sipas Kërveshit, rastet e tilla të këtij niveli në shkallë të parë, nuk janë gjykuar më herët në Kosovë.

Si mbrojtës jam shmangur dhjetëra angazhimeve tjera në këtë periudhë me qëllim që të mos prolongohet kjo lëndë në gjykim, të njëjtin standard besoj se e kanë mbajtur edhe palët tjera. Nuk kam njohuri nëse në sistemin tonë të drejtësisë është gjykuar një rast i këtij niveli në shkallë të parë me një efiqiencë të tillë, për çka duhet dhënë vlerësim të lartë administrimit që i beri këtij rasti edhe trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Avokati Kërveshi ka folur edhe për sigurinë e gjyqtarëve, duke thënë se po rrezikohet siguria juridike e vendimmarrjes së gjyqtareve në Kosovë.

“Si mbrojtës kam pasur parasysh se përtej vet rastit ë Tolajt, në Republikën e Kosovës po rrezikohet ndër të tjerash edhe siguria juridike e vendimmarrjes se gjyqtareve”. theksoi Kërveshi.

“Ky aktgjykim i këtij rasti është lajm pozitiv për taksapaguesit për standardin qe ka zbatuar gjykata në Kosovë dhe procedurën e zhvilluar, por është lajm i hidhur për prokurorinë qe zbaton standarde nën çdo nivel të të provuarit. Nëse do te zbatoheshin kritere për cilësinë e aktit akuzues të këtij rasti, shembulli i tillë do të ishte reflektimi me i keq për procesin e liberalizimit te vizave”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat