Ministria e Mjedisit kundër fishekzjarrëve “në parim”, hedh fajin te MPB

Aktuale

Ministria e Mjedisit kundër fishekzjarrëve “në parim”, hedh fajin te MPB

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 17:58
Albena Reshitaj

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes një komunikate për media ka thënë se po e përcjellë me vëmendje reagimin e OJQ-ve mjedisore dhe palëve të tjera të interesit në lidhje me paralajmërimin se gjatë një koncerti të një banke në Prishtinë do të ndizen një sasi e konsiderueshme e fishekzjarrëve.

“Parimisht, MMPH është kundër secilit aktivitet që si rezultat i tij ka degradim të mjedisit dhe ndotje të ajrit”, thuhet në njoftimin e MMPH-së.

Tutje kjo ministri largon përgjegjësinë nga vetja duke shpjeguar çështjen e dhënies së lejes për raste të tilla dhe duke bërë përgjegjëse Ministrinë e Punëve të b=Brendshme.

“Dhënia e lejeve për përdorimin e fishekzjarrëve  në Republikën e Kosovës është e rregulluar me Ligjin Nr. 04/L-022  PËR PËRDORIM CIVIL TË EKSPLOZIVËVE dhe kështu organ kompetent për dhënien e këtyre lejeve është Ministria e Punëve të Brendshme.  MMPH beson që gjatë dhënies së lejes për përdorimin e këtyre fishekzjarrëve  janë zbatuar të gjitha kriteret e kërkuara sipas këtij ligji, duke pasur në konsideratë edhe pasojat në mjedis”, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat