Protestuesit paralajmërojnë denoncime nëse nuk ndalen fishekzjarrët

Aktuale

Protestuesit paralajmërojnë denoncime nëse nuk ndalen fishekzjarrët

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 18:17
Vlora Jashanica

Rreth zhurmës dhe ndikimit të fishekzjarrëve tek njerëzit e sidomos fëmijët ,ndërkaq ka folur Vlora Jashanica, përfaqësuese e Institutit për Mbrojtjen e Vlerave Demokratike të Kosovës që morri pjesë po ashtu në protestë.

Ajo ka kujtuar se fishekzjarrët ndikojnë në shëndetin e njerëzve e sidomos foshnjave, duke kujtuar tutje se në QKUK ka shumë fëmijë me kancer të cilët do të traumatizohen prej zhurmës së fishekzjarrëve dhe se fishekzjarrët ndikojnë në shëndetin e njerezve.

Jashanica: Nuk po merren parasysh fëmijët e sëmurë nga kanceri, si dhe ajri edhe ashtu i ndotur i Prishtinës

“Nuk është në rregull përveç helmimit që bahen edhe me i traumatizu fëmijët me vibracionet që shkaktojnë fishekzjarrët, kjo ka qenë edhe kërkesa jonë që të ndalen kjo domethënë të i atribuohet një aktiviteti kulturor ky aset shumë i dëmshëm për gjithë popullin…Rastet e kacereve të fëmijëve janë enorme në QKUK, edhe ashtu ajrit është I ndotur në Prishtinë…nuk po kuptoj qysh ipet leja me përdorë diçka qashtu, shikoni e do të vijnë edhe tjera dhe kjo është e papranueshme”, ka thënë ajo.

Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nëse ndezja e fishekzjarrëve të ProCredit Bankës është anuluar apo jo. Megjithatë mjetet piroteknike ende kanë zënë zonën e gjelbëruar mbrapa Bibliotekës Kombëtarë që gjendet në Kampusin e Universitet të Prishtinës, dhe pjesëtarë të një kompanie të sigurimit privat kanë rrethuar me shirit zonën përreth skenës dhe mjeteve, dhe nuk po lejojnë kalimin e personave fizik afër mjeteve. Hapësira e Kampusit të Universitet “Hasan Prishtina” është hapësirë publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat