Policia: Tre të lënduarit në Ferizaj janë jashtë rrezikut për jetë, trupi i pajetë në obduksion

Aktuale

Policia: Tre të lënduarit në Ferizaj janë jashtë rrezikut për jetë, trupi i pajetë në obduksion

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 11:31
Pamje nga aksidenti

Zyrtarë të policisë së Kosovës nga rajoni i Ferizajt, kanë dhënë deklaratën zyrtare për aksidentin e mbrëmshëm në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, ku mbeti i vdekur një person i moshës 43-vjevare si dhe u lënduan tre të tjerë.

Nga policia thonë se gjendja shëndetësore e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë. 

Sipas hetimeve të para të hetuesve të Njësitit Rajonal të Trafikut Rrugor nga vendi i ngjarjes, thonë se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura me targa të Republikës së Serbisë, të cilën po e ngiste A.S. (41 vjeç) nga Bujanovci, që po qarkullonte nga magjistralja Ferizaj-Kaçanik, në tentim të kyçjes në rrugën kryesore, goditet nga vetura e tipit “Audi” me targa vendore, të cilën po e ngiste tashmë i ndjeri, (D.F.).

"Në “Rr. Rexhep Bislimi”, në afërsi të udhëkryqit të magjistrales Ferizaj – Gjilan, ka ndodhur një aksident komunikacioni me fatalitet, në të cilin lëndime vdekje prurëse ka marr, D.F. (43 vjeç), nga Ferizaj, ndërsa janë lënduar edhe tre persona të tjerë", thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që ky aksident është i dyti që brenda një jave u ka marrë jetën kosovarëve. Të dielën që lam pas, vdiqën 5 anëtarë të një familje nga Suhareka.

Megjithëkëtë, veëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti (janar-qershor), në aksidente trafikukanë humbur jetën 51 persona. Për këtë periudhë kohore në total ndodhën 7003 aksidente.

Përkundër faktit se Policia ka shqiptuar më shumë se 180 mijë tiketa trafiku, numri i aksidenteve që përfundojnë me fatalitet dhe me persona të lënduar vazhdon të jetë i lartëJanë gjithsej 5630 persona që pranuan ndihmë mjekësore nga lëndimet e ndryshme që pësuan në aksidente.

Këta presona u lënduan nga 2841 aksidente me persona të lënduar sa ndodhën këtë gjashtëmujor. Ndërsa, 4122 aksidente përfunduan vetëm me dëme materiale, thuhet në raportin e policisë. Sidoqoftë, Policia e Kosovës vazhdimisht kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor në mënyrë që bashkërisht të ndikojnë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat