Zbulimi tronditës i Tomë Gashit: Kjo është dashnorja që e la në burg Sylejman Selimin

Aktuale

Zbulimi tronditës i Tomë Gashit: Kjo është dashnorja që e la në burg Sylejman Selimin

Nga: P.R Më: 15 korrik 2018 Në ora: 15:42
Sylejman Selimi dhe Tomë Gashi

Avokati i njohur në Kosovë, Tomë Gashi,  ka qenë i ftuar në njërën nga televizionet në Kosovës, ku ka folur lidhur me rastin “Drenica”, gjegjësisht dënimin e ish komandantit, Sylejman Selimi.

Ai për dënimin e Selimit ka fajësuar ish shokët e tij të luftës, për të cilët thotë se me vullnetin e tyre e kanë lënë në burg Sylejman Selimin, i njohur me nofkën “Sulltani”.

“Sylejman Selimi ka mbete edhe me vullnetin e shokëve tij të luftës. Unë sigurisht që nuk jua them emrat sepse gjithë i dimë, për shkak se tana pom thirrin më iu dhënë deklaratat në kënd kam mendu. Ai e din dhe këta qo po i përmendi e dinë që kush ka ndiku që ai të mbetët në burg. Apsolutikisht, Sylejman Selimi, unë kushtimesht po e them nëse ka pas "faj" për njqind raste, sigurisht për që për ketë ska pas apsolutisht kurgjo hiq dhe është mbajt vetëm për shkak që dikujt i ka konvenu që të mbahet ky në paraburgim, më herët kanë qenë edhe të tjerët nga grupi Drenica, dhe përfundimisht është vërtetu me deklarimet e kryetarit të gjyqtarëve të EULEX-it që ne i kemi edhe në formë të shkrume, unë i kam personalisht në formë të shkrume prej Malcom Simons, që gjyqtari i cili ka qenë i EULEX-it dhe paneli krejtësisht i EULEX-it, kanë deklaruar haptas se po qe se e denun rastin e grupit te Drenicës, krye me Sylejman Selimin, atëherë këto do të ndikojnë në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës”, ka deklaruar Gashi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, nëse Kosova do të dëmtohet dhe ata do të gjejnë punë kudo që donë në Evropë.

Më tej, Gashi ka bërë disa pohime shokuese. Ai ka thënë se Selimi është në burg për shkak të dashnores së gjyqtarit të EULEX-it, Darius Sielcki.

“Ju e dini që kryetari i trupit gjykues, dashnoren e vet që ka qenë po ashtu gjyqtare e EULEXI-it, po po është në formë të shkrume. Mirë ajo ka qenë ë bukur, ajo çështje e tyre është, po dashnoren e vet e ka emru në mënyrë krejtsisht të kundërligjshme me qenë pjesë e panelit dhe për këtë arsye Sylejman Selimi është dasht që të qëndrojë më tepër se katër vite e gjysmë në paraburgim për shkak të dashnisë së tyre që e kanë pas mes veti. Po po, gjyqtari i EULEX-it, Darius Sielcki, po ta them unë emrin, Darius Sielcki është kryetar i Panelit, dashnorja e tij e pretendume është Ana Adamska Galan e cila është emru në panel të tij ku kanë qenë tre gjyqtar të EULEX-it vetëm që ai ka dasht.  Për shkak të punës së dashnisë së tyre Sylejman Selimi është në burg edhe për shkak të vullneteve të disa politikanëve të nalt të Kosovës që ta mbajnë atë aty duke pretendu që ju mjafton Sylejman Selimi se mos rasisht po shkojnë ata në vend të Sylejman Selimit”, ka përfunduar Gashi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat