Lekaj: Kosova së shpejti bëhet me pilotë të aviacionit civil - Bota Sot
Lekaj: Kosova së shpejti bëhet me pilotë të aviacionit civil

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

Lekaj: Kosova së shpejti bëhet me pilotë të aviacionit civil

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 15:46
Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj ka njoftuar se Kosova shumë shpejtë do të bëhet me pilotë të aviacionit civil.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Faceook, e ku shkruan se ka nënshkruar një marrëveshje në Doha të Katarit, për Shërbime Ajrore me homologun, Sh.T. Jassim Bin Saif Al-Sulaiti.

“Kjo marrëveshje hap rrugën për fluturimet direkte të Qatar Airëays midis ANP "Adem Jashari" dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Dohas. Qatar Airways tash e disa vite është zgjedhur kompania më e mirë në botë. Ministrin Al-Sulaiti, e njoftova për zhvillimet infrastrukturore në rrugë, në transportin ajror, atë hekurudhor si dhe për projektet strategjike në të ardhmen. Nga ministri Al-Sulaiti pranova gatishmërinë e Shtetit të Katarit për përkrahjen e Republikës së Kosovës në këtë drejtim”, ka shkruar Lekaj.

Ai ndër të tjera tha se përkrahje nga Shteti i Katarit ka kërkuar edhe për shkollimin e pilotëve nga Kosova dhe stafit tjetër deficitar të aviacionit në Kolegjin Aeronautika të Katarit, i cili ka famë botërore.

“Edhe në ketë drejtim ministri Al-Sulaiti, u zotua që studentët e përzgjedhur nga Kosova për pilotë dhe profesione tjera në fushën e aviacionit do të shkollohen në këtë kolegj, me bursë të plotë nga Shteti i Katarit. Për ketë, së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje veçantë midis dy ministrive. Gjithashtu u dakorduam që menaxhmenti i Qatar Airëays të vijë së shpejti në Prishtinë për të bërë një studim fizibiliteti me qëllim të fillimit të fluturimeve të drejtpërdrejta midis Dohas dhe Prishtinës. Ministrin Al-Sulaiti, e ftova për një vizitë pune, e cila u pranua me kënaqësi që të realizohet së afërmi”, ka njoftuar ministri Lekaj. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test