Avramopoulos vjen të enjten të Prishtinë për ta dhënë lajmin për vizat - Bota Sot
Avramopoulos vjen të enjten të Prishtinë për ta dhënë lajmin për vizat

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

Avramopoulos vjen të enjten të Prishtinë për ta dhënë lajmin për vizat

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 23:32
Ilustrim

Komisionari për Punë të Brendshme dhe Migracion i Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos, të enjten e javës tjetër do të qëndrojë në Prishtinë.

Zyrtari i lartë i BE-së, gjatë një fjalimi në Kuvend, pritet që ta konfirmojë vendimin pozitiv të Komisionit për liberalizimin e vizave.

Ai do të ketë një sërë takimesh, duke përfshirë atë me presidentin Hashim Thaçi.

Një ditë më parë, të gjithë krerët shtetërorë do të qëndrojnë në Bruksel për takim me Federica Mogherinin, në ditën që do të bëhet publik vendimi për liberalizimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test