Hiqet lista e pritjes me stentime

Aktuale

Hiqet lista e pritjes me stentime

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Shërbimi i Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invanzive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, njofton se është arritur që në tërësi të hiqet lista e pritjes së pacientëve për stentim.

“Tani pacientët që kanë nevojë për stentim, stentohen  menjëherë si raste urgjente, ose caktohet data e saktë e procedurës, nëse rasti  nuk është emergjent”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës Shërbimi i Kardiologjisë Invazive  nga janari  i vitit 2018, ka shënuar rezultate  të theksuara, duke realizuar 1265 angiografi koronare, si dhe 710 intervenime (PCI, procedura me stentim).

“Në javën e kaluar janë realizuar  dy intervenime kardiokirurgjike, për shkak të diseksionit akut( qarje a murit  të aortës).  Dy pacientët, tani janë në transferuar nga Njësia Intensive, në repart dhe janë stabil”, thuhet në komunikatën e QKU-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat