Pacolli: FIFA të reagojë pas ndalimit të flamurit të Kosovës në Kampionatin Botëror

Aktuale

Pacolli: FIFA të reagojë pas ndalimit të flamurit të Kosovës në Kampionatin Botëror

Nga: N. Sh Më: 16 korrik 2018 Në ora: 16:00
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj ndalimit të flamurit të Kosovës në Kampionatin Botëror në Rusi.

Edhe pse Kosova është anëtare e FIFA-s me të drejta të plota, flamuri i vendit tonë është ndaluar në ‘Rusia 2018’ nga autoritetet ruse, madje duke u llogaritur në të njëjtin nivel me flamurin e grupit terrorist, ISIS.

“I zemëruar nga veprimet e Rusisë për të ndaluar përdorimin e flamurit të Kosovës gjatë Kampionatit Botëror të FIFA-s. Kosova është anëtare e FIFA-s dhe u bëj thirrje të reagojnë ndaj abuzimit që ka bërë Rusia ndaj Kosovës si një anëtar i FIFA-s. Politika duhet të mbetet jashtë sportit”, ka shkruar Pacolli në postimin e tij në Twitter. 

Flamuri i Kosovës është përfshirë në listën prej mbi 20 flamujve të ndaluar në stadiumet e turneut që janë përfshirë në një dokument prej shtatë faqesh, ku përfshihen edhe flamuri i Tajvanit, Iranit prerevolucionar, si edhe shumë organizatave separatiste.

Po ashtu, pjesë e kësaj liste është edhe flamuri i Shtetit Islamik. Kjo ka qenë një ndalesë krejtësisht politike dhe një ndërhyrje e politikës në sport, teksa FIFA vazhdimisht e promovon mospërfshirjen e politikës në futboll.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat