“BE-ja as Kosovës nuk do të duhej t'i vë kushte shtesë”

Aktuale

“BE-ja as Kosovës nuk do të duhej t'i vë kushte shtesë”

D. Bunjaku Nga D. Bunjaku Më 16 korrik 2018 Në ora: 18:42

Ndonëse për Kosovën patën mbetur edhe dy kushte  rreth realizmit të kushtit për liberalizim të vizave si Demarkacioni me Malin e Zi dhe lufta e krimit të organizuar dhe korrupsionit, megjithatë deri më tani asgjë nuk është vendosur nga BE-ja.

Kështu vlerëson politologu Faik Krasniqi ku sipas tij BE-ja do të duhej të sillej edhe me Kosovën në mënyrë të drejtë ashtu si me të gjitha shtetet tjera.

Image
Faik Krasniqi politolog

Ai ka thënë për “ Bota sot” se deri më tash nuk ka ndodhur që BE-ja ndonjë shteti t'i ketë vënë kushte shtesë për liberalizim të vizave, dhe nuk duhet ta bëjë këtë as Kosovës do t'i vë kushte shtesë.

“Nëse është e vërtetë se kusht për liberalizimin e vizave, është edhe bartja e kompetencave nga EULEX –i tek vendorët, atëherë Bashkimi Evropian ( BE) do të krijonte një rast paprecedent”, është shprehur politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat