Limaj kërkon ndryshimin e Ligjit për veteranët

Aktuale

Limaj kërkon ndryshimin e Ligjit për veteranët

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 23:54
Ilustrim

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj njëherit Kryetar i Nisma Socialdemokrate është i ftuar sot në një emision televiz, ku ka folur  për  zhvillimet aktuale në vend dhe po ashtu edhe për disa çështje të tjera.

Limaj ndër të tjerash ka përmendur se shteti i Kosovës duhet t’i bëjë disa ndryshime të Ligjeve.

Sipas Limajt, Ligji për veteranët e Luftës të cilëve  nuk iu lejohet të punojnë në institucione private, është gabim. Ai thotë se askund në Perëndim nuk iu ndalohet të punohet në puna vullnetare.

“Një veteranë që i mer 170 euro pension, nuk ka të drejtë të punojë edhe dikun tjetër në Kosovë, është e ndaluar me Ligj. Nuk duhet të jetë kështu s’është e drejtë t’i ndalohet të punojë më shumë pra në një institucion privat, ska as në Perëndim kështu sidomos në Amerikë, paramendojeni përmes tatimeve gati veterani e pagun këtë pjesën që e merr pensionin”, ka thënë Limaj.

Më tutje, ai shtoi se duhet ndryshuar disa Ligje në Kosovë.

Ndërkaq,  numri dy i Qeverisë ka folur edhe për bisedimet me Serbinë në Bruksel. Ai ka thënë se për t’u arritur marrëveshja historike me Serbinë duhet që të bëhen bashkë pozitë e opozitë për t’ia arritur qëllimit në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat