Lexojeni skenarin e Serbisë dhe Rusisë në bashkëpunim me Hashim Thaçin për ndarjen e Kosovës!

Aktuale

Lexojeni skenarin e Serbisë dhe Rusisë në bashkëpunim me Hashim Thaçin për ndarjen e Kosovës!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 17 korrik 2018 Në ora: 09:02
Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç

Analisti Faton Mehmeti për ndërtimin e murit që po bëhet në veri të Mitrovicës nga ana e serbëve ka thënë se, muri se kjo është pjesë e marrëveshjes sekrete që ka bërë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në Bruksel.

Sipas tij, nga këto marrëveshje Serbia de fakto po e merr veriun e Kosovës.

Image
Faton Mehmeti

“Ndonëse kjo nuk mund të ndodh me aneksim të territorit, por me të gjitha mënyrat tjera administrative, që nënkupton enklavizim të vendit”, shprehet Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

Mehmeti tutje pohon se, ky muri që po ndërtohet e kur dihet që nuk ka reagim as nga Presidenca apo Qeveria e Kosovës, tregon më së miri ujdinë që e ka të plotë.

“Kjo edhe u konfirmua me takimin e fundit që kryeministri Ramush Haradinaj e zhvilloi me shefin e strukturave serbe në veri”, potencon ai.

Sipas tij, kjo Qeveri me Ramush Haradinaj dhe ky koalicion qeverisës, vetëm sa po i bën dëme të mëdha vendit, duke e ndarë atë.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është e keqja më e madhe që i ka ndodhur Kosovës që nga paslufta, ky njeri pasi i fali tokë Malit të Zi, tani po e ndanë Kosovën. Fatkeqësisht Mitrovica po ndahet për të mbetur përgjithmonë e tillë. Kështu kemi humbur territore dhe një ditë Serbia do e aneksoj veriun sikurse Rusia që e aneksoj Krimenë. Ky është skenari që Serbia me Rusinë po e realizojnë me ndihmën edhe të presidentit Hashim Thaçi”, përfundon Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat