"Gjasat janë të mëdha që edhe për këtë vit të mos kemi liberalizimin"

Aktuale

"Gjasat janë të mëdha që edhe për këtë vit të mos kemi liberalizimin"

H.O. Nga H.O. Më 17 korrik 2018 Në ora: 09:43
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike Leon Duhanaj në një prononcim për “Bota sot” thotë se çështja e liberalizimit të vizave po del të jetë një ndër sfidat më të mëdha. Ai ka përmendur madje edhe disa aryse për këtë.

Image
Leon Duhanaj

“Sipas të gjitha gjasave, çështja e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, po del të jetë sfida më rëndë. Kjo për shumë arsye; Si pikë e parë, duhet thënë troç se është vendim puro politik dhe se Unioni Europian, përkatësisht Brukseli zyrtarë, po e diskriminon një popull që është i etur për liri. Nëse vërtetë Brukseli flet për të drejtat themelore të individit, atëherë duhet ta pranojnë që janë edhe shkelës të këtyre të drejtave”, thekson ai.

Duhanaj thotë se Kosova ka probleme me zbatueshmërinë e ligjeve, ndërsa për këtë e ka përgjegjësinë EULEX-i.

“Është e vërtetë që Kosova ka probleme në zbatueshmërinë e ligjeve. Por, kush e ka përgjegjësinë me të madhe për ketë? Është EULEX, ai që pasoi UNMIK-un, e që ndërtua terë ketë kaos ne sistemin e drejtësisë. Pse duhet të dënohen qytetarët e pafajshëm për dështimet e tyre?”, thotë ai.

Poashtu ai thotë se në anën tjetër duhet theksuar se politika e Kosovës, nuk ka lënë segment që nuk e ka shndërruar në sistem klanorë dhe, si pasojë e kësaj edhe nuk funksionon asgjë sic duhet.

“Brukseli mundohet ta shantazhoh politikën kosovare përmes liberalizimit, përderisa politikanët Kosovarë gëzojnë të gjitha liritë e lëvizjes. Në ketë rast po del qe shantazhi i vetëm, të jetë ndaj qytetarëve. Tani, siç po shihet, gjasat janë të mëdha që edhe për ketë vit të mos kemi loberalizimin. Ndoshta mun të ndodhe në pjesën e parë të vitit ardshëm, megjithatë duke u bazuar në gjithë ketë maskaradë që po bëhet me vite, nuk mendoj që mund të.thuhet asgjë me siguri të plotë”, thotë analisti Duhanaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat