Maloku: Nano matrapaz dhe mercenar me origjinë identitare pro serbe!

Aktuale

Maloku: Nano matrapaz dhe mercenar me origjinë identitare pro serbe!

Nga: N. Sh Më: 17 korrik 2018 Në ora: 11:44
Mustafa Nano

Profesori universitar dhe sociologu, Fadil Maloku i ka reaguar Mustafa Nanos i cili tha se shqiptarët e Kosovës kanë gjak serbi.

Maloku përmes një postimi në Facebook e quan matrapaz dhe mercenar Mustafa Nanon, ku shton se, kjo dëshmon krizën e origjinës së tij identitare pro serbe dhe pro sllave.

Sipas tij, injoranti Nano, që profesori Maloku thotë se i ka edhe në Kosovë do shokë e miq nuk ngurron të bëjë provokime edhe të kësaj natyre që me mbet në qendër të sponzorëve pro sllav.

“Kur mercenari e matrapazi Mustafa Nano, ta dekodon origjinën identitare!?
Ky matrapaz dhe mercenar i llojit të rrallë në trojet shqipfolëse, me emisionin e tij "Provokacija", është dëshmia më e mirë, se me akuzën e poshtëshënuar po e vuan krizën e origjinës së tij identitare pro serbe,e pro sllave... Ai e di saktë, se në "kurorën" e dhunshme pesëdhjetë vjeçare me ish krijesën centaur Jugosllave, shqiptarët më së paku ishin "kryqëzuar" me popujt tjerë. E në veçanti me serbët! Atëherë, si ka mundësi që: “kosovarët, të kanë gjak serbi”, si po aluduaka ky far dallkauku e turravrapi mercenar?! Por, ky injorant (që i ka edhe në Kosovë do shokë e miq që kanë krizë të njejtë identitare), duke (keq)kuptuar rolin e protagonizmave mediatik, nuk ngurron të promovoj edhe provokime të kësaj natyre, vetëm e vetëm të mbetet në qendër të sponsorëve pro sllav?! Si i tillë, meriton dënimin e injorimit medial...”, shkruan profesori Fadil Maloku, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat