“Ramushi njëfarë sherrbudalle”, ish mjeku i UÇK-së tregon dallimin mes Hashmit, Kadriut e Hamzës

Aktuale

“Ramushi njëfarë sherrbudalle”, ish mjeku i UÇK-së tregon dallimin mes Hashmit, Kadriut e Hamzës

Nga: P.R Më: 17 korrik 2018 Në ora: 14:43
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj

Ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi, përmes një postimi në facebook, ka komentuar refuzimin e vendimit të kryeministrit Ramsuh Haradinaj për rritjen e pagave nga Ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili vjen nga radhët e PDK-së.

“Ky Ramushi njëfarë sherrbudalle. Ky e di mirë se Bedri Hamza ka moral dhjetëherë më të lartë se ky vetë dhe se Hashmi e Kadriu, por don me ia nepërkëmbë dinjitetin pse ai ka guximin ta kundërshtojë vendimin e padrejtë të tij për rritjen e rrogave. Dhe kur ministri i financave ta kundërshton ty një vendim, ky është problem i madh. Pastaj vazhdon të llomotisë se sa të lartë e ka pasur Bedriu rrogën në bankë, por harron se ai e la rrogën 4000 euro dhe iu bashkua qeverisë me një rrogë tre herë më të vogël e ku tash po refuzon rritjen e dyfishuar të pagës së tij”, ka shkruar Loshi në faqen e tij në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Image
Liri Loshi

“Kadriu e Hashimi nuk janë as hija e Bedriut. Atyre edhe 10000 euro t’ua bësh rrogën në muaj, nuk e refuzojnë. Pyeteni Blerim Shalën (ka qenë përmes televizionit) se si i ka thënë Hashimi që t’ua rriste pagesat në bisedimet e Vjenës, sepse i dukeshin të vogla. Ato pra ishin pagesa të veçanta, sepse ata njëkohësisht merrnin edhe rrogat për funksionet që mbanin në Kosovë. Të bësh krahasim mes Ramushit, Kadrisë dhe Hashimit ne njërën anë dhe të Bedri Hamzajt në anën tjetër është si t’i krahasosh një gjarpër, një ujk dhe një dhelpër me një qengj. Problemi është se qengji jeton shumë afër gojës së ujkut dhe duke qenë aq afër është i rrezikuar përherë. Ramushi po punon dhe po komunikon me logjikën dhe gojën e cubit. Kjo logjikë është e huaj për njerëzit që kanë kaluar nëpër dyert e dijes dhe të shkencës, prandaj është e huaj edhe për Bedri Hamzën”, përfundon shkrimin e tij, ish mjeku i UÇK-së, Liri Loshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat