Beqaj dhe ambasadori i Francës diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik

Aktuale

Beqaj dhe ambasadori i Francës diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 16:23
inistri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë Didier Chambert

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë Didier Chambert me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës dhe shfrytëzimin e ideve inovative në dobi ekonomike.

“Mundësitë e krijimit të lidhjeve ekonomike, krijimi i vendeve të punës dhe shfrytëzimi i ideve inovative të të rinjve tanë për të rritur mundësitë e bashkëpunimit, ishin temat kryesore të këtij takimi”, tha ministri Beqaj.

Beqaj tha se kërkesën e tij për ekspertizë për procesin e selektimit të përfituesve të programit për financim të NVM-ve dhe bizneseve fillestare  Start-up, ambasadori Chambert e pranoi me kënaqësi. 

Beqaj e informoi mysafirin francez për potencialin e të rinjve të Kosovës dhe idetë e tyre inovative, që do ta bëjnë ndryshimin e ekonomisë së Kosovës duke e shndërruar atë në ekonomi digjitale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat