Gashi, mbështetja e shtetit gjerman jetike për Kosovën

Aktuale

Gashi, mbështetja e shtetit gjerman jetike për Kosovën

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 16:53
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim Kestrin Zielosko-Labonte, zyrtare e lartë në Ministrinë për Kulturë dhe Sport të Republikës së Baden-Württembergut të Gjermanisë.

Ministri Gashi falënderoi zyrtaren dhe përmes saj, qeverinë gjermane, për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria dhe populli gjerman kanë dhënë dhe po japin për shtetin e Kosovës në të gjitha fazat shtetndërtuese. 

Ndër të tjera ministri Gashi e njoftoi zyrtaren gjermane për punët dhe angazhimet e tij në fushën e zhvillimit të kulturës, si dhe hapat që janë ndërmarrë nga ana e MKRS-së, për realizimin e shumë projekteve kapitale, me theks të veçantë për ndërtimin e ndërtesës së Operës dhe Baletit si një nevojë e kamotshme e komunitetit artistik në Republikën e Kosovës. 

Gashi shprehu gatishmërinë e tij që të intensifikohen marrëdhëniet me dikastere të veçanta brenda Bundestagut Gjerman në rrafshin kulturor dhe në fushën e trashëgimisë kulturore. 

Zyrtarja gjermane vlerësoi  lart të arriturat që ka shënuar Kosova në fushën e kulturës, veçanërisht në arritjen e nënshkrimit të marrëveshjes në programin “Evropa Kreative”. Ajo u shpreh se bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat