Shokon Mustafa Nano: Gratë nga Kosova kanë fjetur me burra serbë

Aktuale

Shokon Mustafa Nano: Gratë nga Kosova kanë fjetur me burra serbë

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 18:33
Mustafa Nano

Mustafa Nano nuk është zmbrapsur nga deklarata e tij që kosovarët kanë gjak serbi. Ai, madje ka mbrojtur edhe më shumë deklaratën e tij.

Nano, ka ngritur disa pyetje kur u pyet nga gazetari për deklaratën se “kosovarët kanë gjak serbi”.

“Ku është pasaktësia e kësaj, ku është makthi i madh? Duke qenë se kemi qenë fqinjë për shekuj me radhe, nën pushtime të njëjta, ato bizantine, serbe e më pas otomane, me siguri burra e gra edhe kanë fjetur me njëri tjetrin, kanë fjetur gratë kosovare me burrat serbë dhe anasjelltas, kjo është matematikisht e saktë për mua”, tha Nano për Frontal.

Ai tha se në ditët e sotme, sipas tij ky fakt, është i zorshëm të pranohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat