Haradinaj: Do të vendosen pika shtesë të kontrollit në Merdar dhe tek Dheu i Bardh

Aktuale

Haradinaj: Do të vendosen pika shtesë të kontrollit në Merdar dhe tek Dheu i Bardh

Nga: A.M. Më: 17 korrik 2018 Në ora: 19:23
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se do të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve në Merdar dhe tek Dheu i Bardh.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se këtë e ka kërkuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare.

Postimi i plotë:

Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, kërkova nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, që në Merdar dhe te Dheu i Bardh të vendosen pika shtesë të kontrollit të dokumenteve dhe më shumë policë kufitarë. Kësisoj do të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkëatdhetarëve tanë në kufi.

Më këtë rast, u dëshiroj mirëseardhje në atdhe të gjithë qytetarëve të Kosovës!

Pushime të këndshme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat