Dialogu temë e delegacionit të Kosovës me Mogherinin

Aktuale

Dialogu temë e delegacionit të Kosovës me Mogherinin

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 08:37
Bruksel

Rreth orës 9:00 pritet të fillojë takimi i delegacionit të Kosovës me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme, Frederica Mogherini, ku do të diskutohet për dialogun.

Pas kësaj Mogherini takon Presidentin serb, Aleksander Vuçiq, e më vonë në një takim të veçantë të dy presidentët.

Vazhdon të jetë e pakonfirmuar konferenca e Komisionerit Evropian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos, ku pritet të jap lajmin e mirë për qytetarët.

Komisioni Evropian sipas të gjitha gjasave ka dhënë raportin pozitiv, që është hapi i parë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Delegacioni Kosovës i kryesuar nga Presidenti Hashim Thaçi është në përbërje të kryeministrit Ramush Haradinaj, kryekuvendarit Kadri Veseli, tre zëvendëskryeministrave Fatmir Limaj, Dardan Gashi dhe Behgjet Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat