Statistika të frikshme nga Gjermania: Kosova po zbrazet, po mbesin vetëm kriminelët!

Aktuale

Statistika të frikshme nga Gjermania: Kosova po zbrazet, po mbesin vetëm kriminelët!

Nga: N. Sh Më: 18 korrik 2018 Në ora: 08:44
Kosova

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami thotë se, Kosova u bë një vend që të humb shpresa për të jetuar, për shkak të varfërisë së skajshme dhe prej kriminelëve politik që po ushqehen me paratë e popullit.

Islami përmend disa statistika të Gjermanisë ku thuhet se vetëm në vitin 2017 kanë shkuar legalisht në këtë shtet 38 mijë të rinj prej Kosovës, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, Kosovën e shpëtojnë vetëm protestat.

“Varfëri e skajshme ekonomike, pa perspektivë për jetë normale, të kapur nga kriminelët politik që ushqehen me parët e popullit, milioner të pangopur politik, polici e kapur, gjyqësi e kapur, prokuroi e kapur, në këtë vende humb shpresa për të jetuar!!!!

Viti 2017 sipas statistikave të shtetit Gjermanë 38.000 mijë të rijnë nga Kosova kanë ardhur në mënyrë legale, nëse ky trend vazhdon deri me 2020 kemi afërsisht 200.000 mijë të rijnë që largohen. Ku është morali politik, ku është etika , ku është shteti i së drejtës!!!!!

Në këto situata , në shtetet si Kosova, vetëm protestat mund të shpëtojnë shtetin dhe qenien tonë, nuk mund të ecim me këtë ritëm, sepse po jetojmë të vdekur, përderisa politikanët milioner që kanë vjedhur shtetin , tallen me sikur të ishim në cirkusin Panda”, shkruan Gazmend Islami në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat