"Musketarët e Kosovës" takohen me çetnikun Vuçiç në Bruksel

Aktuale

"Musketarët e Kosovës" takohen me çetnikun Vuçiç në Bruksel

Nga: H.O. Më: 18 korrik 2018 Në ora: 09:43
Kadri Veseli, Hashim Thaci dhe Ramush Haradinaj

Edhe profesori dhe doktori, Binak Maxharraj ka komentuar takimin e sotëm në Bruksel ndërmjet përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesit politikë Maxharraj i ka quajtur si ‘musketarë’, për të cilët thonë se shkuan pa përgatitje në Bruksel për t’u takuar me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Maxharraj thotë se ata është dashur të kujdesen për të marr një fletore dhe një laps për të shënuar detyrat që ia ndanë ‘çetniku’ Vuçiç.

Postimi i plotë:

MUSKETARËT E KOSOVËS

Sot Musketarët e Kosovës më këngë.gëzim e plotë hare shkuan me u taku ne Bruksel me çetnikun Aleksandër Vuçiq.Si çdo hërë ata shkuan më duar ne zhepa,pa laps,pa fletore,sepse kujtojnë së janë të mençurë,por ne fakt ata nuk dijnë asagjë,sepse edhe vete kanë qenë nxënëes të dobët,apo siç duhet ngelaça.Ata shkuan atje pa dijtë së çka janë fijat e kuqe e te zeza,sepse këta Musketarët tanë nuk e bajnë dallimin midis këtyre vijave.

Para se te nisën me u taku me çetnikun Vuçiq është dështë që dikush të kujdeset për ta që të ua jepë me vehte nga një laps e nga nje fletore për ti shenuar bisedën dhe detyrat qe do te ua ndanë çetniku Vuçiq.Vuçiq me dallim nga këta Musketarët tanë shkon atje me një thes dokumente,skica e harta,me laps e fletore i qetë para vehtës mbi tavolinë,kurse këta tanët pas asgjë mbi tavolinë veç këqyrin si huta sç çka do te ndodhë,së çka po ju thotë Vuçiq,çfarë detyrash shtepije do te ju jepë.Pra, keta tanet palosën para tij si nuse e nuk bajnë vrik me gojë e le më ta kundërshtojnë.

E,ky çetniku Vuçiq për çdo ditë ne Veriun e Kosovës e luan vallën e çetnikëve,nuk lejon asken as me hy e as me dalë.Thotë se Veriu është i imi nuk e lëshojë për së gjalli,për këtë kamë ardhë edhe në Bruksel të luftoi për te deri ne pikën e fundit,sepse me shumë me duhet Ujmari dhe Trepça ato janë tonat dhe nuk i lëshojmë kurrësesi.Qe 19 vjete e kemi ne dorë Veriun,tashti veç është ba i joni,aty kemi ndërtu krejtë ate së çka është serbe,aty asgjë nuk ka shqiptare.Tashti ia kemi nisë me ia qitë edhe gardhin,murtin matanë Urës se Ibrit e keta Musketarët tanë veç këqyrin si huta,nuk guxojnë as pisk me ba,e muri veq po shkonë përpjetë po ndërtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat