Haradinaj flet pas takimit, tregon se çfarë iu tha evropianëve

Aktuale

Haradinaj flet pas takimit, tregon se çfarë iu tha evropianëve

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:07
Takimi ne Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar për takimin me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogeherini.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë dëshmuar se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë.

"Sot në Bruksel, bashkë me Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj e Dardan Gashi, takuam përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku dëshmuam se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë”, ka thënë i pari i ekzekutivit.

Ai ka theksuar se normalizimi i marrdhënive ndërmjet dy vendeve duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

“Normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është proces, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor”, ka përfunduar ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat