Thaçi: Kosova do të jetë unike në përfaqësim edhe në takimet e radhës në Bruksel

Aktuale

Thaçi: Kosova do të jetë unike në përfaqësim edhe në takimet e radhës në Bruksel

Nga: Bota sot Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:59
Pamje nga takimi në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me udhëheqësit institucionalë dhe liderët politikë të partive politike parlamentare, që janë pjesë e koalicionit qeverisës, ka takuar përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se në këtë takim, ai ka rikonfirmuar përkushtimin për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, përcjell Bota sot.

Ai ka theksuar se Kosova do të jetë unike në përfaqësim edhe në takimet e radhës.

 Postimi i plotë i Thaçit:

Bashkë me udhëheqësit institucionalë dhe liderët politikë të partive politike parlamentare, që janë pjesë e koalicionit qeverisës, takuam përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në këtë takim rikonfirmuam përkushtimin tonë për dinamizmin e fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme.

Kjo do të t’i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimit të Kosovës në strukturat euroatlanike. Kosova edhe në takimet e radhës do të jetë unike si në përfaqësim ashtu edhe në qëndrimet politike. HTH/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat